Biden: Nëse zgjidhem, do të jem president i të gjithëve

schedule22:27 - 3 Nëntor, 2020

schedule 22:27 - 3 Nëntor, 2020

Joe Biden kandidati demokrat për president të SHBA ka deklaruar se do të jetë president i të gjithëve nëse zgjidhet në krye të Shtëpisë së Bardhë. Ai i bëri komentet para mbështetësve të tij në Filadelfia të Pensilvanisë.

“Ju premtoj, edhe pse garoj si demokrat krenar, nëse më zgjidhni mua, unë do të jem një president amerikan. Nuk do të ketë shtete të kuqe, ose të kaltra, vetëm Shtete të Bashkuara të Amerikës”, tha Biden.

Ndërsa presidenti Donald Trump, i cili garon për mandatin e dytë, tha më herët se fushata e tij ka parë ndryshime të jashtëzakonshme gjatë javës së fundit të cilat sinjalizojnë rizgjedhjen e tij. “Mendoj se do të kemi një natë të mrekullueshme, por është politikë, janë zgjedhje dhe nuk e dini kurrë”./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!