Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden paralajmëroi sot se një numër më i madh i amerikanëve mund të vdesin nga koronavirusi,nëse Donald Trump pengon punën e tij.
Ai i ka bërë përsëri thirrje administratës Trump që të bashkëpunojë me ekipin e tij në tranzicion për të përmbajtur rritjen e rasteve me Covid-19.
Biden tha se udhëheqësit e biznesit kishin rënë dakort për të punuar së bashku për të forcuar ekonominë e SHBA-së të prekur nga pandemia, por theksoi që situata e COVID-19 ishte primarja.
Kjo situatë e tillë mund të ndodhë nëse administrata e presidentit aktual, Donald Trump vazhdon të pengojë një tranzicion të qetë, veçanërisht kur bëhet fjalë për një plan të shpërndarjes së vaksinave.
“Ne po shkojmë drej një dimri shumë të errët. Gjërat do të bëhen shumë më të vështira përpara se të bëhen më të lehta,” tha Biden për pandeminë.
“Më shumë njerëz mund të vdesin nëse nuk koordinohemi”, paralajmëroi Biden, kur u pyet nga një gazetar se çfarë do të rezultonte nga përpjekjet e Trumpit për të penguar tranzicionin.
“Si mund të vaksinohen mbi 300 milionë amerikanë?” tha Biden, duke folur në Wilmington, Delaware.
“Cili është plani? Është një ndërmarrje e madhe, që merret me realizimin e diçkaje të tillë. Nëse duhet të presim deri më 20 janar, për të filluar atë që kemi menduar , ai do të na humbi kohë me një muaj. Kështu që është e rëndësishme që çdo gjë të kordinohet dhe realizohet tani”, tha Biden.
Ndërkohë rikujojmë se kompania amerikane, Moderna ka raportuar se ka zbuluar një vaksinë kundër koronavirusit, e cila ka efikasitet prej 95 për qind./abcnews.al