Biden në Ukrainë/ Mecollari: Motivim për popullin. Hide: Ka patur garanci të plotë

schedule20:53 - 23 Shkurt, 2023

schedule 20:53 - 23 Shkurt, 2023

Vizita e presidentit të SHBA në Ukrainë, shkatoi debat mes ekspertëve Artur Mecollari dhe Endri Hide, në emsionin Lufta dhe Paqja në ABC News.

“Është normale që motivimi i popullit ukrainas do vinte përmes shembullt personal. Jemi në kushtet që në ukrainë jemi në konflikt. Lufta njihet edhe nëse nuk ekziston një akt zyrtar. Në rastin konkret, trupat amerikane nëse hyjnë brenda Ukrainës humbasin neutralitetin.

Ka udhëtuar me tren, sepse nuk mund të hyjnë avionët luftarakë amerikane brenda Ukrainës. Avionët avax amerikanë ishin brenda kufirit polak po ashtu edhe ato gjuajtës. Avax e kanë 320 deri 350 km mbulesën.” U shpreh Mecollari.

Sakaq eksperti gjeopolitik theksoi se amerikanër kanë patur garanci të mjaftueshme se presidenti do të jetë i sigurtë.
“ Kanë shkuar të gjithë shumë zyrtarë të lartë, disa prej tyre edhe me avion. Mos harrojmë se është një territor që është në një shtet sovran, që është në një konflikt. Vërtet mendoni se ka shkuar Biden atje pa patur garanci të plotë. Ska patur rrezik pikërisht për faktin se është president i SHBA.

Kanë patur garanci të mjaftueshme nga vetë ata që presidenti amerikan do të jetë i sigurtë. Sirenat ishin një simbol.” u shpreh Hide ndër të tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!