Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin e Ukrainës

schedule17:27 - 18 Nëntor, 2024

schedule 17:27 - 18 Nëntor, 2024

Joe Biden ka ritheksuar se mbështetja e qeverisë amerikane për Ukrainën nuk do të mungojë. Në fjalën e tij të mbajtur në Samitin e G20  në Rio de Zhaneiro, Brazil.

Biden nënvizoi se duhet të bëhen bashkë për t’i dhënë fund konflikteve dhe krizave që po shkaktojnë pasiguri në mbarë botën.

“Ne të gjithë duhet të punojmë për t’i dhënë fund konflikteve dhe krizave që po gërryejnë progresin për të përmirësuar sigurinë në mbarë botën,” tha Biden.

Më tej shtoi se SHBA mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Të gjithë rreth kësaj tavoline, sipas mendimit tim, duhet gjithashtu”, ka thënë ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!