Ata që kanë qenë në Amerikë e dinë se ka një popullsi të madhe që po investojnë në atë që ndodh këtu dhe po kujdeset shumë për atë që ndodh këtu, theksoi Biden në fjalimin e tij në Irlandën e Veriut.
Ai tha se ruajtja e Marrëveshjes të së Premtes së Mirë në Irlandën e Veriut është një “prioritet” si për demokratët ashtu edhe për republikanët, diçka që ai pretendon se është e rrallë në politikën moderne të SHBA-së.
Presidenti Biden tha se kjo i bashkon amerikanët. Biden theksoi gjithashtu se një irlandez projektoi dhe ndërtoi Shtëpinë e Bardhë.
“Kjo nuk është shaka!” Historia juaj është historia jonë dhe më e rëndësishmja, e ardhmja juaj është e ardhmja e Amerikës,” tha ai.
/abcnews.al