Biden, në garë për të bërë bashkë aleatët kundër Kinës

schedule19:01 - 25 Korrik, 2021

schedule 19:01 - 25 Korrik, 2021

Nga Simon Tisdall, The Guardian

Shpresat për një Kinë të lirë dhe demokratike nuk ekzistojnë më në Uashington- shpresa që fillimisht u iniciuan për shkak të vizitës së Richard Nixon në 1972. Presidenti Xi Jinping tani cilësohet një ” rival sistemik “, “konkurrent strategjik”.

BE, NATO, Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët rajonalë janë dakord: epoka e përpjekjeve për ta kthyer Kinën në një vend demokratik ka mbaruar.

Nëse nuk bëhet fjalë për abuzime të të drejtave të njeriut, kontroll të rrjeteve sociale, tregtare janë çështje të tjera si Tajvani, vizat, spiunimi, mosmarrëveshjet detare, kufiri Indian ose pretendimi i marrjes së pengjeve që kanë rritur mosmarrëveshjet midis Kinës dhe vendeve të tjera.

Herët ose vonë, do të ndodhë një përplasje.   Xi ka një plan ta bëjë Kinën përsëri të mrekullueshme dhe është i vendosur që ta realizojë me çdo qëllim misionin e saj por mungon angazhimi i përbashkët perëndimor dhe uniteti, raporton abcnews.al

Për Mike Pompeo, sekretari i shtetit i Donald Trump dhe një kandidat i mundshëm republikan për president në 2024, sfida është ekzistenciale.  Pompeo është një i krishterë ungjillor i së drejtës  që e ndan botën në të mirë dhe të keqe.

“Partia komuniste e Kinës nën udhëheqjen e Xi paraqet kërcënimin e vetëm më të madh të jashtëm për mënyrën tonë të jetës,” paralajmëroi ai.  E vendosur për dominimin global, “Kina është në luftë me perëndimin për të shtypur ideologjinë tonë të lirisë.”

Një nga surprizat më të mëdha të gjashtë muajve të kaluar është që Presidenti Joe Biden është dakord. Duke e përshkruar si një betejë themelore, botën midis demokracisë dhe diktaturës, ai ka qenë shumë më i ashpër se sa pritej në Pekin.

“Marrëdhëniet SHBA-Kinë janë tashmë në pikën e tyre më të keqe në dekada, dhe qasja konfrontuese e administratës ka të ngjarë t’i përkeqësojë gjërat”, sipas analistit Jonathan Tepperman .

Biden  ndërmori masa kufizuese në biznes dhe në  investime duke mbajtur sanksionet tregtare të Trump.  Masa të reja janë ndërmarrë në Hong Kong dhe Xinjiang. Ai synon të përputhe ose të eliminojë  masterplanin global të infrastrukturës së “Një rrip, një rrugë” të Xi dhe diplomacinë e vaksinave Covid.

Dhe ai ka urdhëruar Pentagonin që të rrisë gatishmërinë për konflikt të ardhshëm ushtarak.Tepperman argumenton se qasja e Biden është kundër-produktive, raporton abcnews.al

“Qëndrimi luftarak  i tij ka tjetërsuar Pekinin, duke ulur kështu gatishmërinë e tij tashmë të kufizuar për të bashkëpunuar në çështje kryesore globale të tilla si klima, kontrolli i armëve dhe parandalimi i pandemive në të ardhmen,” tha ai.

Apeli i John Kerry javën e kaluar për të marrë  sa më shpejt  masa mbi emetimet e karbonit mund të jetë një shkak për rritjen e armiqësisë. Po kështu,  argumenti nga Biden në terma ideologjikë të papërpunuar – si liria përkundrejt tiranisë – rrezikon të tjetërsojë më tej Pekinin nga rendi ndërkombëtar i drejtuar nga perëndimi, i bazuar në rregulla, që ai dëshiron me padurim  të mbështesë.

Megjithatë, dobësia më e madhe e Biden – për të cilën Xi është pa dyshim i vetëdijshëm – është mungesa e solidaritetit midis aleatëve të SHBA-së, mbështetja e të cilëve është jetike për suksesin e politikës së tij.

Javën e kaluar, Biden në një deklaratë e përbashkët të mbështetur nga 30 anëtarët e NATO-s, plus BE, Australia, Zelanda e Re dhe Japonia,  dënuan sulmet kibernetike “, të tilla si kolaudimi i fundit i softverit Microsoft Exchange.

Për herë të parë,  demokracitë europiane dhe aziatiko-paqësore kundërshtuan Pekinin.Megjithatë, suksesi i këtij  hapi politik (i cili tërboi kinezët) ishte një përjashtim. Që nga marrja e detyrës, Biden ka përdorur samitet e G7 dhe NATON dhe aleanca e inteligjencës Five Eyes dhe bisedimet me udhëheqësit kombëtarë në përpjekje për të zhvilluar një front më të ashpër dhe të bashkuar kundër Kinës.

Gjermania nuk dëshiron të rrezikojë tregtinë e saj të madhe të eksportit të prodhimit. Duke minimizuar shqetësimet për të drejtat e njeriut, pasardhësi i mundshëm i Angela Merkel si kancelar, Armin Laschet , u pyet: “A na duhet një kundërshtar i ri?”

Në Francë, një president skeptik, që është më i përqendruar në çështjet e Europës, Emmanuel Macron tha: A na duhet një luftë e re e ftohtë?

Në fakt disa shtete të tjera anëtare, veçanërisht Hungaria, Greqia dhe Italia, varen nga investimet kineze, pasi janë të dëshpëruar nga indiferenca e Berlinit ndaj dhimbjes së tyre financiare. Kina mund ti shfrytëzojë këto përçarje midis Europës.

Anëtarët e NATO – s gjithashtu kanë  mendime të ndryshme rreth përfshirjes në një luftë midis 2 superfuqive. Pas angazhimit të saj më të madh ndonjëherë, në Afganistan – i cili nuk përfundoi mirë – NATO po ri-mendon  rolin e saj të ardhshëm.

Nën presion nga demokratët, aftësia e Biden për  të mbajtur të bashkuar vendin do të testohet kur diplomatët amerikanë do të  marrin pjesë në bisedimet në Kinë këtë fundjavë . Pritshmëritë janë të pakta, pasi kinezët janë veçanërisht të zemëruar dhe nuk dëshirojnë kompromis.

Në fjalimin e tij përurues, Biden u tha amerikanëve: “Pa unitet nuk ka paqe.” Ky është një mesazh që aleatët e tij të huaj duhet ta kenë parasysh ndërsa Xi vazhdon marshimin.

/abcnews.al