Biden ndihmon zonjën e Shtëpisë së Bardhë me zbukurimin e bredhit, uron besimtarët: Krishtlindje të lumtura

schedule10:45 - 25 Dhjetor, 2022

schedule 10:45 - 25 Dhjetor, 2022

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë festën e Krishtlindjeve.

Biden ka shpërndarë në Twitter një foto familjare nga momenti kur ndihmon të zonjën e Shtëpisë së Bradhë, Jill Biden, në përpilimet e fundit për dekorimin e bredhit të Krishtlindjes.

“Vetëm disa prekje përfundimtare! Shpresojmë që ju dhe të dashurit tuaj të kaloni një natë të mrekullueshme Krishtlindjesh”, ka shkruar Biden në Twitter.

Besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, datën më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar. Ceremonia e celebrimit të Lindjes së birit të Zotit është për të krishterët një moment i veçantë, që shoqërohet me shumë urime për paqe, harmoni dhe dashuri mes njerëzve.

Ndërsa sot në mëngjes në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë është mbajtur mesha e shenjtë e Krishtlindjes për të gjithë besimtarët ortodoksë e katolikë, Krishtlindja mbetet festa më popullore mes të krishterëve.

Në këtë ditë drekat familjare dhe shkëmbimi i dhuratave është një ndër elementët më të bukur. Në traditën e krishterë, kjo ditë simbolizon lindjen e Krishtit në Betlehem nga e shenjta Mari.
Shumica e botës së krishterë e feston Krishtlindjen në 25 dhjetor, ndërsa disa kisha ortodoske lindore e festojnë Krishlindjen në 6 dhe në 7 janar, pasi ndjekin kalendarin Julian./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!