Presidenti i SHBA Joe Biden ka nënshkruar një ligj që ndalon importet nga provinca Xinjiang e Kinës në mes të shqetësimeve për punën e detyruar në rajon, tha Shtëpia e Bardhë.
Projektligji u miratua nga Kongresi më 16 dhjetor si pjesë e përgjigjes së Uashingtonit ndaj trajtimit të Pekinit ndaj pakicës myslimane ujgure të Kinës . Kongresi votoi në favor të propozimit pasi ligjvënësit arritën një marrëveshje kompromisi, duke eliminuar dallimet midis projektligjeve të paraqitura në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit.
Sipas ligjit, të gjitha mallrat e prodhuara në Xinjiang, ku qeveria kineze ka ngritur një rrjet kampesh ndalimi për ujgurët dhe pakicat e tjera myslimane janë produkt i punës së detyruar.
Kina mohon abuzimet e të drejtave të njeriut në Xinjiang, një provincë që furnizon shumë nga materialet e saj fotovoltaike në mbarë botën, por qeveria amerikane dhe shumë organizata kanë fajësuar Pekinin për gjenocid në rajon.