Biden merr udhëzime se si të ulet dhe të flasë

schedule13:35 - 17 Nëntor, 2022

schedule 13:35 - 17 Nëntor, 2022

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është kapur edhe njëherë nga kamerat me një letër në dorë që mbart të gjithë udhëzimet se si ai duhej të sillej gjatë samitit të G20.

Në dokument shihet qartë lista e udhëzimeve që nga më e thjeshta se “ku duhet të ulet” dhe deri te momenti kur duhet të japë mendimin e tij. Mes të tjerash, presidentit i mësohet që të dalë në fillim në foto me liderët botërorë përpara se të ulet në tryezë.

Kjo nuk është hera e parë që Biden-it i shfaqen në dorë udhëzime të tilla. Një gjë e ngjashme u regjistrua dhe në qershor gjatë një takimi me krerët e kompanive të industrisë së energjisë së prodhuar nga era.

Por për shumë ekspertë, diçka e tillë është një shenjë tepër shqetësuese për shëndetin mendor të liderit më të fuqishëm në botë. Mediat kanë kapur në dokumente dhe detaje të tjera, ku Biden i kërkohet të kalojë faqen në anën tjetër ndërsa është duke folur.

Por ajo që është më e dyshimta është se presidentit i shkruhet me të madhe përemri “Ju” dhe jo emri i tij.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!