Biden-Macron “armëpushim” dhe takim në tetor, Franca rikthen ambasadorin në SHBA

schedule19:44 - 22 Shtator, 2021

schedule 19:44 - 22 Shtator, 2021

Presidentët e Francës dhe Shteteve të Bashkuara ranë dakord në një bisedë telefonike sot se “bisedimet e hapura” midis aleatëve do të ndihmonin në shmangien e problemeve që dolën nga vendimi i javës së kaluar. Macron dhe Joe Biden gjithashtu ranë dakord për të filluar një proces “konsultimesh” në kushte të tilla që “do të garantojë besimin” tha presidenti francez.

Ambasadori francez kthehet në Uashington

Ambasadori francez, i cili u tërhoq nga Macron, do të kthehet në Uashington javën e ardhshme. “Biden u pajtua se nëse konsultimet do të ishin mbajtur me Francën para shpalljes së kësaj marrëveshje trepalëshe të bashkëpunimit të mbrojtjes me Australinë dhe Britaninë, kriza diplomatike do të ishte shmangur”, sipas Elysee.

Javën e kaluar, Franca tërhoqi ambasadorët e saj nga Shtetet e Bashkuara dhe Australia për konsultime, në shenjë pakënaqësie pasi Canberra anuloi një kontratë prej 54 miliardë eurosh për furnizimin me nëndetëse franceze.

Në bisedën e tyre telefonike sot, të dy udhëheqësit Biden dhe Macron ranë dakord të takohen në Evropë në tetor. Shtetet e Bashkuara gjithashtu janë zotuar të rrisin mbështetjen e tyre për misionet evropiane kundër terrorizmit./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!