Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden ka thënë se do t’u kërkojë amerikanëve të mbajnë maska për 100 ditët e tij të para në detyrë për të kufizuar përhapjen e koronavirusit.
Ai i tha CNN se besonte se do të kishte një zvogëlim të ndjeshëm në rastet e Covid-19 nëse çdo amerikan do të kishte maskë në fytyrë.
“Ditën e parë unë do të kërkoj nga publiku që të mbajnë maska për 100 ditë. Vetëm 100 ditë, jo përgjithmonë. Mendoj se do të shohim një ulje të konsiderueshme nëse kjo ndodh”, deklaroi ai.
Biden gjithashtu tha se ai do të urdhërojë që maska të mbaheshin në të gjitha ndërtesat qeveritare.
SHBA ka regjistruar 14.1 milion raste dhe 276,000 vdekje nga Covid-19 – më e larta nga çdo vend në botë. Biden po përgatitet të marrë detyrën ndërsa gjigantët farmaceutikë janë gati të dërgojnë miliona doza të vaksinave të koronavirusit tek publiku amerikan. Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar të mërkurën u bë vendi i parë në botë që miratoi vaksinën Pfizer. g.v/abcnews.al