Biden kërkon unitet: Ne jemi në luftë me koronavirusin, jo me njëri-tjetrin

schedule23:21 - 25 Nëntor, 2020

schedule 23:21 - 25 Nëntor, 2020

Ne jemi në luftë me koronavirusin, jo me njëri-tjetrin” tha Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden në një mesazh uniteti.

Në mesazhin e tij, Biden theksoi se po hapet një kapitull i ri në historinë e SHBA dhe u bëri thirrje të gjithë amerikanëve të kenë një qëndrim të përgjegjshëm ndaj pandemisë.

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara paralajmëroi gjithashtu se amerikanët nuk do të lejojnë që rezultatet e zgjedhjeve të 3 Nëntorit të mos respektohen, pasi Donald Trump u bëri thirrje mbështetësve të tij të “përmbysnin” rezultatin e zgjedhjeve.

Unë mendoj se kjo epokë e errët e ndarjes do të zhbëhet” tha demokrati në një fjalim nga Wilmington, Delaware.

Ai u përqendrua në nevojën për të shmangur udhëtimet, duke marrë parasysh rekomandimet e specialistit kryesor të sëmundjeve infektive amerikane, Anthony Fauci, ndërsa pjesën më të madhe të fjalës së tij ia kushtoi përparësisë së parë të stafit të tij, trajtimit të sëmundjes Covid-19./ db/Abcnews.al