Biden ka propozuar emrin për ambasadorin e ri, Gjikondi: Risi të mira për shqiptarët, jo për politikën

schedule12:45 - 24 Janar, 2023

schedule 12:45 - 24 Janar, 2023

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë menduar për emrin, i cili pritet të pasojë Yuri Kim në postin e ambasadorit në Shqipëri. Bëhet fjalë për diplomatin David J.Kostelancik.

Lajmi u bë i ditur nga Zëri i Amerikës, i cili shton se presidenti amerikan Joe Biden ka vendosur që David J. Kostelancik të emërohet si ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri.

Birizida Gjikondi e ftuar në ABC News është shprehur se e ka parë biografinë e tij dhe Kostelancik ka qenë më parë në Shqipëri, e njeh situatën në vend dhe di shumë mirë shqip.

Avokatja shtoi se ambasori do të vijojë të njëjtën praktik, ndërsa shtoi se risi të mira priten për shqiptarët, por jo për politikën shqiptare.

“Ambasadori i ri, do të vijojë e njëjta praktik?

Lexova biografinë e emrit të ri. Me sa pash ai ka të qartë situatën në Shqipëri. Jam e bindur që prezenca e ambasadorit të ri do të jetë në vazhdimësi.

Risi të mira për shqiptarët, por jo për politikën shqiptare,  u shpreh shkurtimisht Gjikondi. r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!