Biden ka akoma shanse të bindë se mori vendimin e duhur për Afganistanin

schedule12:19 - 17 Gusht, 2021

schedule 12:19 - 17 Gusht, 2021

Nga Thomas L. Friedman, The New York Times

Për vite me radhë,  zyrtarët amerikanë përshkruan me një frazë misionin e Amerikës në Afganistan: Ne jemi atje për të trajnuar ushtrinë afgane në mënyrë që ata të luftojnë për qeverinë e tyre.

Diçka e tillë rezultoi të ishte stenografi në misionin amerikan. Të mendosh se duhet të stërvitësh afganët si të luftojnë është si të mendosh se mund të mësosh banorët e Ishujve të Paqësorit se si të peshkojnë.

Burrat afganë dinë të luftojnë. Ata kanë luftuar me  njëri -tjetrin, britanikët, sovjetikët apo amerikanët për një kohë të gjatë. Asnjëherë nuk kishte të bënte me mënyrën se si luftuan aleatët tanë afganë por  kishte të bënte me vullnetin e tyre për të luftuar kundër qeverive të korruptuara pro-amerikane, pro-perëndimore, të cilat i ndihmuam të fitonin terren në Kabul, raporton abcnews.al

Dhe që nga fillimi, forcat më të vogla talebane – të cilat asnjë superfuqi nuk po i stërviste kishin vullnetin më të fortë, si dhe avantazhin duke luftuar për parimet e nacionalizmit afgan: pavarësinë nga i huaji dhe ruajtjen e Islamit fundamentalist si baza e fesë, kulturës, ligjit dhe politikës.

Në vendet e pushtuara shpesh si Afganistani, shumë njerëz preferojnë njerëzit e tyre si sundimtarë (sado të tmerrshëm) mbi të huajt.

“Ne do të vazhdojmë të mësojmë përsëri nga Afganistani pasi pavarësisht se Amerika mund të ndalojë që gjërat e këqija të ndodhin jashtë vendit, ajo nuk mund të bëjë që gjërat e mira të ndodhin. “tha Michael Mandelbaum, një ekspert i politikës së jashtme amerikane.

Por lind pyetja: A ishte misioni amerikan në Afganistan një dështim total?

Kur ndodhin ngjarje të mëdha, gjithmonë duhet të bëni dallimin midis mëngjesit sot dhe mëngjesit ditën e nesërme. Çdo gjë e rëndësishme ndodh gjithmonë pas mëngjesit dhe kështu do të ndodhë edhe në Afganistan si për talebanët ashtu edhe për Presidentin Joe Biden.

Le të fillojmë me talebanët. Sot, ata po festojnë sepse fituan dhe mundën një super-fuqi.

Por a do të rifillojnë talebanët aty ku e lanë 20 vite më parë-duke strehuar Al-Kaidën, duke imponuar me zell Islamin e tyre puritan dhe duke nënshtruar dhe abuzuar me gratë dhe vajzat?

A do të sulmojnë talebanët objektivat amerikane dhe europianë në tokën e tyre?

Këtë nuk e dimë por dimë thjesht se ata  trashëguan përgjegjësinë për të qeverisur të gjithë Afganistanin dhe se shpejti do të përballen me presion të madh për të vendosur rendin në vend. Dhe kjo do të bëjë që ata të kërkojnë ndihmë dhe investime nga vendet me të cilat Amerika ka shumë ndikim – Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Pakistani dhe vendet e Bashkimit Europian.

Dhe me largimin e Shteteve të Bashkuara, talebanët gjithashtu do të duhet të përpiqen të mbijetojnë ndërsa notojnë me peshkaqenë të vërtetë – Pakistanin, Indinë, Kinën, Rusinë dhe Iranin. Ata mbase do të ruajnë atë kontakt të vogël me Shtëpinë e Bardhë, në rast urgjence.

“Talebanët e vitit 2001 kanë treguar se janë një organizatë që ndjek një politikë të hapur ndaj faktorëve të jashtëm,” tha Thomas Ruttig anëtar i Qendrës në Luftën kundër Terrorizmit në West Point, sipas The Washington Post.

Shenjat e hershme – të gjitha llojet e abuzimeve të talebanëve nuk janë premtuese. Por ne duhet të shikojmë se si, dhe nëse, ata do të vendosin plotësisht kontrollin.Kur Shtetet e Bashkuara pushtuan Afganistanin në 2001, iPhone, Facebook dhe Twitter as që ekzistonin. Sot Afganistani është e kundërta.

Nuk do të jetë aq e lehtë për talebanët që të fshehin abuzimet e tyre nga bota ose nga kolegët afganë. Në vitin 2001, praktikisht askush në Afganistan nuk kishte një celular. Sot më shumë se 70% e afganëve kanë një celular, dhe shumë prej tyre kanë celularë inteligjentë, raporton abcnews.al

Ndërsa nuk ka asgjë jashtë moralit në zotërimin e një celulari sipas një studimi të vitit 2017 nga Internews, mediat sociale në Afganistan “tashmë po propagandojnë ndryshime pasi është krijuar një platformë për denoncimin e rasteve të korrupsionit dhe padrejtësisë, duke sjellë vëmendjen tek shkaqet që ende nuk kanë ishin adresuar në mediat tradicionale dhe në dukje duke lejuar çdo përdorues të mediave sociale të shprehë opinionin publik.

”Ndoshta talebanët do t’i mbyllin të gjitha, ndoshta ata nuk do të jenë në gjendje ta bëjnë diçka të tillë.

Në të njëjtën kohë, sipas një raporti të datës 7 korrik mbi Afganistanin, revista Time theksonte : “Kur forcat e mbështetura nga SHBA rrëzuan talebanët nga pushteti, në 2001, pothuajse nuk kishte asnjë vajzë në shkollë në të gjithë vendin.

Sot, ka miliona dhe dhjetëra mijëra gra që vazhdojnë universitetin, duke studiuar gjithçka nga mjekësia deri tek piktura në miniaturë. ” Ndoshta një ditë, talebanët do t’i urdhërojnë të gjithë gratë të veshin burka dhe do ti ndalojnë të shkollohen, raporton abcnews.al

Por ndoshta ata do të hasen edhe me reagime nga gratë dhe vajzat që nuk i kanë hasur kurrë më parë – pikërisht për shkak të farës shoqërore, arsimore dhe teknologjike të ndryshimit të mbjellë nga Shtetet e Bashkuara gjatë 20 viteve të fundit.

Po sikur të gjithë afganët më të arsimuar të përpiqen të emigrojnë – përfshirë nëpunësit civilë, hidraulikët, elektricistët, ekspertët e riparimit të kompjuterëve dhe mekanikët e makinave  dhe një ditë vendi të lihet në harresë të një bande talibane të pashkolluar?

Çfarë do të bëjnë atëherë?

Sipas një raporti të botuar vitin e kaluar nga National Geographic, “Afganistani është një nga vendet më të rrezikuara në botë ndaj ndryshimeve klimatike dhe nuk ka as mjetet e duhura për të përballuar atë që mund të vijë” – përfshirë thatësirën, përmbytjet, ortekët, rrëshqitjet e tokës dhe zhvendosjen  masive.

Sa i përket ekipit të Biden, ata do të gjykohen nga mënyra se si vepruan në vend. Dështimi i tij për të krijuar një proces tranzicioni , në të cilët afganët që rrezikuan jetën e tyre  mund të largoheshin  të sigurt në Amerikë nuk ndodhi – për të mos përmendur një dalje të sigurt për diplomatët e huaj, aktivistët e të drejtave të njeriut dhe punonjësit e ndihmës sociale.

Biden tha se Amerika do të ishte më e sigurt dhe më e aftë të përballej me çdo kërcënim terrorist  nëse do të largohej nga Afganistani. Ekipi i Biden tha se në thelbin e tij një përpjekje e vjetër për të siguruar Amerikën nga terroristët e Lindjes së Mesme përmes pushtimit dhe ndërtimit të kombit nuk funksionon, por se ekziston një mënyrë tjetër.

Pikërisht Biden duhet të na tregojë se cila është kjo mënyrë dhe ta vërtetojë. Ne jemi në fillimin e një sfidë më të madhe gjeopolitike me të cilat bota moderne është përballur. Sepse tani ka një sërë vendesh si Libia, Libani, Jemeni, Afganistani, Somalia që kanë pasur forcë për të rimarrë kontrollin por kanë dështuar në qeverisje.

Kur presidenti francez, Emmanuel Macron, vizitoi Libanin në korrik 2020, ai mbante me vete peticionin e nënshkruar nga rreth 50,000 libanezë që bënin thirrje që Franca të merrte kontrollin e Libanit për shkak të “paaftësisë totale të qeverisë libaneze për të qeverisur ”

Por ky nuk do të jetë peticioni i fundit që do të shohim. Gjatë 20 viteve të  fundit, Amerika u përpoq të mbrojë veten nga terrorizmi që buron nga Afganistani duke u përpjekur ta ushqejë atë drejt stabilitetit dhe prosperitetit përmes promovimit të pluralizmit gjinor, fetar, arsimor, të medias dhe në fund pluralizmit politik.

Ajo teori nuk ishte e gabuar. Ne po hyjmë në një epokë të re në historinë njerëzore, ku po ndodhin dy ndryshime sfiduese: një në klimën e teknologjisë dhe një në ndryshimet klimatike.

Pa një pluralizëm të tillë, as Afganistani dhe asnjë nga këto shtete të tjera të dështuara  nuk do të jetë në gjendje ti përshtaten rregullave të shekullit 21. Por teoria mbështetet në faktin se ka mjaft afganë të gatshëm të nënshkruajnë për një pluralizëm të tillë.

Kështu Biden vendosi që SHBA-ja të tërhiqte trupat amerikanë,  për të përmirësuar strategjinë e mbrojtjes. Të gjithë amerikanët po luten që ai të ketë të drejtë, po kjo është diçka që do të shihet vetëm në vijim.

Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!