Presidenti i zgjedhur Joe Biden e ka nxitur Donald Trump të marrë pjesë në inaugurimin e tij muajin tjetër për të “dhënë fund kaosit” që ai ka krijuar.
Në një intervistë me Jake Tapper të CNN së bashku me nënkryetaren e zgjedhur Kamala Harris, Biden u pyet nëse dëshironte që Trump të merrte pjesë në eventin e 20 Janarit.
Biden tha se ishte e rëndësishme që të kishte një “transferim paqësor” të pushtetit dhe “t’i jepte fund kaosit” që ka shkaktuar Trump.
Komentet e Biden vijnë pas një disfate tjetër për Trump ndërsa Gjykata e Lartë e Wisconsin të enjten refuzoi padinë e tij. Ndërkohë Departamenti i Drejtësisë njoftoi se po padit Facebook-un për diskriminimin e amerikanëve në praktikat e tij të punësimit./abcnews.al