Presidenti Biden iu bashkua zyrtarisht TikTok të dielën. Në postimin e tij të parë, gjatë Super Boël, Biden pyetet se cilën skuadër po mbështet, ai përgjigjet duke thënë është një tifoz i Eagles.
Llogaria drejtohet nga skuadra Biden-Harris, dhe do të postojë përmbajtje rregullisht siç bën në kanalet e tjera sociale, duke përfshirë Threads, Instagram, Facebook, X dhe Truth Social, sipas këshilltarëve të fushatës.
TikTok, i cili është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, është akuzuar nga shumë politikanë amerikanë si një mjet propagandistik i qeverisë kineze, gjë që kompania e mohon me forcë.
@bidenhq lol hey guys
Në videon e postuar dje në llogarinë e tij të fushatës @bidenhq, presidenti 81-vjeçar demokrat trajtoi një sërë temash. Shumë shtete dhe madje edhe qeveria federale i ndalojnë punonjësit e qeverisë që të shkarkojnë aplikacionin në telefonat e tyre celularë, duke përmendur rreziqet e sigurisë kombëtare.
Në Montana, një gjykatës së fundmi bllokoi nismën e qeverisë së shtetit për të ndaluar plotësisht TikTok.
Megjithëse Uashingtoni është ende duke hetuar TikTok, nuk duket se po shqyrton veprime të menjëhershme federale për të ndaluar ose kufizuar përdorimin e mediave sociale.
Shtëpia e Bardhë ka përdorur shpesh TikTok për të përhapur mesazhe dhe ka informuar krijuesit e TikTok për gjëra të tilla si lufta në Ukrainë, iniciativat infrastrukturore të presidentit dhe pandemia Covid-19.
Me afrimin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, kjo platformë u mundëson kandidatëve t’u bëjnë thirrje të rinjve, të cilët kryesisht përdorin TikTok.
/abcnews.al