Presidenti i SHBA Joe Biden ka ftuar presidentët e Rusisë, Vladimir Putin dhe Kinës, Xi Jinping në bisedimet e para Botërore për Klimën, raporton Associated Press. Ky Forum në internet do të mbahet në 22 dhe 23 Prill me pjesëmarrjen e liderëve nga 40 vende.
Shtetet e Bashkuara shpresojnë që bisedimet do të ndihmojnë në përshpejtimin dhe thellimin e përpjekjeve globale për të zvogëluar lëndët djegëse që po dëmtojnë mjedisin.
Biden kërkon të ringjallë Forumin e Klimës të ekonomive kryesore të botës, i cili u promovua nga George W. Bush si dhe Barak Obama. Joe Biden po kërkon gjithashtu rikthimin e fortë pas zbehjes që e la Donald Trump./ db/ Abcnews.al