Biden flet për mosmarrëveshjet me Netanyahu

schedule08:20 - 12 Dhjetor, 2023

schedule 08:20 - 12 Dhjetor, 2023

Hamasi dhe Izraeli nga java e ardhshme mund të rinisin bisedimet për arritjen e një marrëveshje të re për lirimin e të burgosurve dhe pengjeve.

Sipas burimeve nga një zyrtar i lartë palestinez, Hamasi është i interesuar për rivendosjen e një armëpushimi total për të hapur dyert për ndihmat ndërkombëtare dhe për të shmangur krizën humanitare.

Ndërkohë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, gjatë një pritje të organizuar në Shtëpinë e Bardhë me rastin e festës hebraike të Hanukkah, u shpreh se ai dhe kryeministri Netanjahu kanë ende divergjenca.

Biden shtoi se momentalisht Izraeli është në një pozicion shumë të vështirë, teksa nuk mbështet të gjitha veprimet e Izraelit në Gaza, megjithatë ai shprehu angazhimin se mbështetja kundër Hamasit do të vijojë.

“Nuk duhet të jesh hebre për të qenë sionist, unë jam sionist. Ne vazhdojmë t’i ofrojmë ndihmë ushtarake Izraelit për t’u mbrojtur nga Hamasi, por duhet të jemi të kujdesshëm, ata duhet të jenë të kujdesshëm. Opinioni publik mund të ndryshojë nga një ditë në tjetrën”, theksoi Biden.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!