Me 17 dekrete të nënshkruara në ditën e parë, filloi mandati i Presidentit të ri të SHBA Joe Biden, sipas The Guardian.
Joe Biden nënshkroi 17 dekrete ekzekutive të mërkurën duke i dhënë fund politikave të ashpra të imigracionit të paraardhësit të tij, por ekspertët thonë se do të duhen muaj, në mos më shumë, për të eleminuar pengesat e vendosura gjatë katër viteve të fundit.
Disa orë pas betimit, Joe Biden gjithashtu dërgoi një projekt-ligj në Kongres që do të japë mundësinë miliona emigrantëve në vend për të marrë nënshtetësinë e SHBA-së në mënyrë të ligjshme.
Dekretet përfshijnë:
– heqjen e menjëhershme të ndalimit të udhëtimeve të vendosura në 13 vende me shumicë myslimane, shumë prej tyre në Afrikë,
– Biden i dha fund deklaratës së emergjencës kombëtare që Presidenti Trump lëshoi për ndërtimin e shpejtë të mureve përgjatë kufirit SHBA-Meksikës,
Presidenti Biden po “ruan dhe përforcon” programin DACA, i cili ka mbrojtur nga deportimi qindra mijëra migrantë të sjellë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara kur ishin të mitur. Në urdhërim e tij, Presidenti Biden i bën thirrje Kongresit të miratojë legjislacionin që u jep përfituesve nga DACA, statusin e përhershëm ligjor dhe një mundësi drejt shtetësisë amerikane.
Presidenti Biden gjithashtu ka paraqitur një plan që parashikon një proces tetëvjeçar drejt shtetësisë për emigrantët pa dokumenta. Senatori Bob Menendez, demokrat nga shteti Neë Jersey, ka rënë dakord për ta prezantuar projekt-ligjin në Kongres.
Shumë prej tyre jetojnë në kushte të mjerueshme në kampe me çadra afër kufirit për muaj të tërë.
Nismat kanë për qëllim të tregojnë se Joe Biden ka hedhur hapin e parë të presidencës së tij duke u përqendruar në çështjen e imigracionit, si paraardhësi i tij, por duke marrë një qasje totalisht të kundërt.
Donald Trump, në një nga paraqitjet e tij të pakta post-zgjedhore, vizitoi një pjesë të murit në fillim të këtij muaji, të cilin ai kishte urdhëruar të ndërtohej duke devijuar fonde nga buxheti ushtarak.
Lëvizjet e para të Biden u vlerësuan menjëherë nga përfaqësuesit e biznesit në Shtetet e Bashkuara, të cilët thanë se po minonin politikat e administratës së mëparshme që ishin të papajtueshme me “vlerat amerikane” dhe do të ndihmonin në rikthimin e besimit të vendit ndërkombëtarisht.
Vendimi për të ndaluar ndërtimin e murit u mirëprit mbrëmë nga Ministri i Jashtëm meksikan.
“Meksika mirëpret përfundimin e ndërtimit të murit” dhe hapjen e “rrugës drejt shtetësisë së dyfishtë”, tha Ministri i Jashtëm meksikan Marcelo Embrard në Twitter. s.ba/abcnews.al