Biden e konfirmon, do të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II

schedule19:58 - 9 Shtator, 2022

schedule 19:58 - 9 Shtator, 2022

Presidenti amerikan Joe Biden tha se do të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II.

“Po”, u tha Biden gazetarëve të premten kur u pyet nëse ai kishte në plan të merrte pjesë në funeralin, detajet e të cilit nuk janë bërë të ditura nga Pallati.

“Unë nuk e di se cilat janë detajet ende, por unë do të shkoj”, tha Biden.

Ai u tha gazetarëve se nuk kishte folur ende me mbretin Charles III pas vdekjes së Mbretëreshës.

“Unë e njoh atë. Nuk kam folur me të. Nuk e kam telefonuar ende,” tha Biden./ abcnews.al