Biden duhet t’i japë përparësi lirisë fetare ndërkombëtare

schedule10:13 - 27 Janar, 2021

schedule 10:13 - 27 Janar, 2021

Nga Farahnaz Ispahani, The Hill

Biden ka premtuar se do të organizojë “një samit global për demokracinë” këtë vit si pjesë e përpjekjeve të administratës së tij për të rivendosur në krye të udhëheqjes globale sërish Amerikën.

Prioritetet e Biden për demokracinë në botë janë: lufta kundër korrupsionit, mbrojtja kundrejt autoritarizmit  dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut.

Mbrojtja e lirive fetare në listën e përparësive të Biden do të kishte mbështetjen nga konservatorët amerikanë, do të ndihmonte në forcimin e agjendës së demokracisë dhe të drejtave të njeriut në politikën e jashtme dhe do të kontribuonte në qëllimin e Biden për të zvogëluar polarizimin në vend.

Shumë emigrantë janë gëzuar pa masë kur Biden refuzoi ndalimin e udhëtimit nga disa vende afrikane dhe shumicë-myslimane.

T’i japësh fund diskriminuese në SHBA është një fuqi e gjithë popullit, por SHBA-ja  duhet të kontribuojë gjithashtu edhe në mbrojtjen e pakicave fetare të të gjitha traditave të besimit në të gjithë botën.

Kjo do të përfshinte mbrojtjen e të krishterëve të shtypur në Lindjen e Mesme, Indi, Kinë, Korenë e Veriut dhe pjesë të Afrikës, së bashku me Ujgurët myslimanë.

Diskursi mbi lirinë fetare ndërkombëtare në SHBA është dominuar nga e drejta fetare. Administrata e Biden mund ta trajtojë si një shqetësim liberal, progresiv, duke gjetur një shkak të përbashkët me konservatorët fetarë që shqetësohen për gjendjen e besimtarëve të tjerë jashtë vendit.

Politikanët liberalë dhe madje progresivë nuk kanë nevojë ta shohin lirinë fetare ndërkombëtare si çështje fetare por si çështje të të drejtave të njeriut.

Politika  shpesh e ka kufizuar veprimin ndërkombëtar në emër të pakicave fetare të shtypura. Por liria fetare jashtë vendit ka qenë pjesë e politikës së jashtme të SHBA-së, e njëjtë me mbështetjen e Presidentit Theodore Roosevelt për hebrenjtë kundër Pogromëve Rusë në 1903.

Akti Ndërkombëtar i Lirisë Fetare  (IRFA), i miratuar në 1998, gjatë administratës së Klinton, krijoi një kornizë institucionale për rolin e SHBA-së në përparësinë e lirisë fetare në të gjithë botën.

Për shembull, raporti vjetor i USCIRF mbi lirinë fetare ndërkombëtare përfshin rekomandime të vendeve me shqetësime më të mëdha.

Presidenti Biden mund të udhëzojë sekretarin e tij të shtetit, Antony Blinken, të heqë dorë nga detyra e sekretarit atëherë kur një interes i madh i SHBA-së  ka të ngjarë të kërcënohet nga vendosja e sanksioneve në një kohë të caktuar.

Gjatë seancës së tij të konfirmimit , Blinken mori disa udhëzime rreth angazhimit të administratës së re për të drejtat e njeriut, lirinë e fesë dhe besimit.

Blinken mbështeti vendosmërinë e administratës Trump se trajtimi i Kinës ndaj popullatës myslimane Ujgure  ishte gjenocid. Nëse administrata  ka një qëndrim parimor mbi të drejtat e njeriut dhe lirinë fetare ndërkombëtare, ajo do të gjejë mbështetje nga shumë njerëz me besim nga tradita të ndryshme brenda dhe jashtë Amerikës.

Ata që do të kundërshtojnë persekutimet e pakicave fetare nga regjimet totalitare do të tregojnë se kjo gjithashtu është një forcë në zhvillimin e politikës së jashtme të SHBA-së, në vend që të dobësojë dorën e diplomatëve amerikanë, siç është supozuar disa herë.

SHBA do të rimarrë mantelin e të qenit lider i botës në çështjet e demokracisë dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ndërsa shenjos faktin se Amerika, edhe pse  jo një regjim autoritar, ka të drejtën e udhëheqjes globale. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al