Biden do t’u kërkojë amerikanëve të ndryshojnë zakonet e tyre të të ngrënit

schedule17:16 - 27 Shtator, 2022

schedule 17:16 - 27 Shtator, 2022

Joe Biden do t’u bëjë thirrje amerikanëve të ndryshojnë zakonet e tyre të të ngrënit dhe pritet të shpallë në një samit të ushqyerjes nesër, të mërkurën. Kjo vjen pasi është koha që SHBA t’i japë fund pasigurisë ushqimore dhe të trajtojë obezitetin në të njëjtën kohë në vend, i cili është ende në rritje.

Presidenti amerikan do të flasë në samitin e Shtëpisë së Bardhë për urinë, ushqyerjen dhe shëndetin, i cili do të mbledhë së bashku zyrtarë të qeverisë dhe agjencive, si dhe ekspertë akademikë për të promovuar një Amerikë më të shëndetshme, sipas një zyrtari të lartë.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, është një qëllim “ambicioz, por i arritshëm” që do të kërkojë urdhra presidencialë si dhe miratimin e Kongresit, sipas zyrtarit të lartë, i cili kërkoi të mos identifikohej.

“Shtetet e Bashkuara ende nuk e kanë zhdukur urinë dhe përballen me një krizë urgjente shëndetësore të lidhur me ushqimin”, dhe kjo është të paktën 50 vjet pas një konference të ngjashme të organizuar nga Richard Nixon, sipas Shtëpisë së Bardhë. /abcnews.al