Biden do t’i lejojë ekspertët ushtarakë amerikanë të riparimit të armatimit të shkojnë në Ukrainë

schedule22:31 - 8 Nëntor, 2024

schedule 22:31 - 8 Nëntor, 2024

Administrata e Joe Bidenit do të lejojë kontraktorët ushtarakë amerikanë të shkojnë në Ukrainë për të ndihmuar vendin e shkatërruar nga lufta në mirëmbajtjen dhe riparimin e armëve të ofruara nga SHBA-ja.

Një zyrtar i njohur me planin tha se ky hap do t’i japë mundësi Pentagonit të sigurojë kontrata për kompanitë amerikane, që ato të ndihmojnë me riparimet, veçanërisht për aeroplanët F-16 dhe sistemet mbrojtëse ajrore Patriot.

Kjo do të jetë hera e parë që kontraktorët amerikanë do të lejohen të punojnë brenda shtetit ukrainas që kur Rusia filloi pushtimin e saj, shkruan sky news.

Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti për reuters, tha se numri i kontraktorëve do të jetë i vogël dhe do të vendosen larg vijës së frontit. Ata nuk do të përfshihen në luftime.