Biden do t’i kërkojë Kongresit 33 miliardë dollarë për të ndihmuar më tej Ukrainën

schedule17:37 - 28 Prill, 2022

schedule 17:37 - 28 Prill, 2022

Presidenti amerikan Joe Biden, në një dalje për mediat nga Shtëpia e Bardhë, është duke prezantuar planet për të ofruar më shumë mbështetje për Ukrainën. Siç e bëri edhe vetë të ditur, ai do t’i kërkojë Kongresit 33 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, ekonomike dhe humanitare për të mbështetur më tej Ukrainën “për pesë muajt e ardhshëm”.

Paketa përfshin më shumë se 20 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, 8.5 miliardë dollarë ndihmë ekonomike dhe 3 miliardë dollarë ndihmë humanitare.

“Ne nuk po sulmojmë Rusinë. Po ndihmojmë Ukrainën të mbrohet kundër agresionit rus dhe ashtu siç Putin zgjodhi të nisë këtë pushtim brutal, ai mund të bëjë zgjedhjen për t’i dhënë fund.”

Një zyrtar i lartë i administratës u tha gazetarëve se një pjesë e ndihmës ushtarake prej 20 miliardë dollarësh mund të përdoret për të plotësuar kontributet e municioneve dhe pajisjeve nga vendet e tjera, duke i lejuar ato vende “të jenë në gjendje të mbrohen plotësisht”.

Zyrtari e karakterizoi nismën në kontekstin e përpjekjes së Biden për të nxitur botën që të mbështesë Ukrainën. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!