Presidenti amerikan Biden tha se diplomacia amerikane tashmë është sërish në qendër të politikës së jashtme të vendit. Ai theksoi se vendi duhet të përballet me Kinën dhe Rusinë, dhe se nuk do të lejohen më veprime armiqësore
“Amerika është rikthyer “: nis në këtë mënyrë mesazhi i Joe Biden për botën, në fjalimin e parë për politikë të jashtme.
Mes shumë argumenteve të prekura nga presidenti i 46 amerikan, mes të cilave dhe Rusia dhe Kina, ishin dhe sfidat globale të klimës dhe pandemisë
“Amerika është rikthyer, diplomacia është sërish në qendër të politikës sonë të jashtme: si thashë dhe në fjalën time të inaugurimit, do të riparojmë aleancat dhe do të impenjohemi dhe njëherë më shumë me botën jo për t’u përballur me sfidat e djeshme por me ato të sotme dhe të së ardhmes. Duhet të përballemi me ambiciet në rritje të Kinës dhe këmbënguljen e Rusisë për të dëmtuar demokracinë. Nuk do të durojmë më veprimet armiqësore të Moskës”
Pikërisht rivalit rus, presidenti amerikan i dedikoi më shumë kohë duke dalë në mbështetje të opozitarit Navalny, i cili sipas tij duhet lënë i lirë menjëherë dhe pa asnjë kusht.
Biden paralajmëroi se do të firmoste një urdhër ekzekutiv i cili do të rrisë në 125 mijë numrin e refugjatëve që do të priten në shtetet e Bashkuara të Amerikës në krahasim me 15 mijë që parashikoheshin këtë vit./abcnews.al