Biden dhe Trump, presidentët e rekordeve

schedule13:08 - 20 Nëntor, 2020

schedule 13:08 - 20 Nëntor, 2020

Joe Biden ka fituar 80 milion vota gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale në SHBA. Ky është një rekord, ashtu si pjesëmarrja elektorale, e barabartë me 65%, një shifër që nuk është regjistruar që nga viti 1908, raporton rainews.

Sidoqoftë, edhe Donald Trump mund të mburret me një rekord votash për një kandidat që ka humbur: mbi 73 milion e gjysmë vota.

Dhe përsëri ai nuk dorëzohet. “Duhet të rinumërohen votat në Georgia”  Nuk është e mundur “shkruan presidenti amerikan në Twitter, ndërsa autoritetet e vendit po përgatiten të shpallin rezultatin e rinumërimit të fletëve të votimit.

” Mijëra vota të panumëruara po zbulohen në Georgia”, shton Trump, duke theksuar se shteti do të bëhet republikan, dhe shumë shpejt madje “.

Autoritetet e vendit e kanë përfunduar numërimin të afërsisht pesë milion votave që janë dorëzuar personalisht. Sipas një zyrtari të shtetit, Gabriel Sterling, u konstatuan parregullsi vetëm në katër qarqe, gjë që ul shumë pak epërsinë e Biden, e cila ra nga 14,156 në 12,781 vota.

Komisioni Zgjedhor i Wisconsin gjithashtu ka rënë dakord të rinumërojë më shumë se 800,000 vota në dy qarqe demokratike. Projekti i lëshuar nga Komisioni pasi Trump pagoi 3 milion dollarë për rinumërimin, u miratua pas një debati që zgjati mbi pesë orë.

Rinumërimi i votave në qarqet si  Milwaukee dhe Dane, ku Biden mundi Trump me një diferencë prej mbi 2 me 1, do të fillojë të premten dhe duhet të përfundojë deri më 1 dhjetor. Biden fitoi në të gjithë vendin me 20,608 vota. Fushata e Trump përmendi “parregullsi” në qarqe, megjithëse nuk dha asnjë provë se kishte manipulime, transmeton abcnews.al

Avokati i Trump, Rudy Giuliani, njoftoi se komiteti zgjedhor i presidentit po heq padinë e ngritur kundër rezultateve të zgjedhjeve. Procedimi ligjor u tërhoq sepse Këshilli i qarkut Wayne, ku Biden kishte epërsi kundrejt Trump vërtetoi rezultatet e zgjedhjeve dhe përfundoi numërimin e votave.

Komiteti kishte regjistruar një avantazh të konsiderueshëm të kandidatit demokrat dhe kishte njoftuar fitoren e tij përpara përfundimit të numërimit. Të dy republikanët protestuan dhe refuzuan  rezultatin.

Qarku Wayne është zona më e populluar në Michigan dhe votoi me shumicë dërrmuese për Biden mbi Trump, me 68% në favor të demokratëve dhe 31% për republikanët. Trump, të martën në mbrëmje, thirri dy udhëheqësit republikanë që kishin kundërshtuar certifikimin e votave.

Giuliani , i ngarkuar për të udhëhequr betejën e ligjore kundër fitores së Biden, dhe Jenna Ellis, këshilltarja ligjore e fushatës së presidentit, mbajtën një konferencë shtypi në Uashington sot për “një rrugë të qartë dhe të qëndrueshme drejt fitores”.

Sipas ish-kryebashkiakut të New York-ut, rastet e mashtrimit zgjedhor në Filadelfia “mund të mbushin një bibliotekë”. Numërimi i votave në Georgia, shtoi ai, “nuk është i ligjshëm sepse zyrtarët thjesht kanë rinumëruar votat e paligjshme”.

Dhe në disa rrethe të Michigan dhe Wisconsin, numri i fletëve të votimit të anketuar pas zgjedhjeve presidenciale ishte “100% më i lartë”.

Avokati i Trump (i cili fiton 20,000 dollarë në ditë për detyrën) ka arritur deri aty sa të akuzojë Biden se ka përgatitur paraprakisht mashtrimin. Zgjedhje të manipuluara të organizuara nga grupe antifa, Fondacioni Clinton, por edhe nga mafia Filadelfia.

Për Washington Post, ekziston një strategji e qartë për vonesat në certifikimin e votës dhe për dyshimet për fitoren e Biden, dhe kjo strategji do të ishte zhvilluar nga vetë Giuliani së bashku me ish-strategun e diskutueshëm të Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon.

Por javët e fundit të Trump në Shtëpinë e Bardhë do të kujtohen si një nga më të errëtat në historinë amerikane, me një krizë politike që paralizon një vend të mbingarkuar nga një pandemi, transmeton abcnews.al

Shtetet e Bashkuara kanë shënuar mbi 250,000 viktima nga koronavirusi, me një normë prej gati 2,000 rastesh në ditë gjatë javës së kaluar. Numri i rasteve që nga fillimi i pandemisë ka arritur pothuajse në 12 milion, me një rritje të madhe  në dhjetë ditët e fundit.

Dhe për ekspertët e kalibrit të Anthony Fauci në SHBA, ndryshe nga Europa, mund të jetë ende një bisht i valës së parë. Ndoshta ky është çmimi që duhet paguar që nuk është vendosur kurrë një bllokim në nivelin kombëtar.

Përballë një skenari të tillë, ngërçi politik që prodhon mungesën e një përgjigje të fortë dhe të vendosur federale bëhet e patolerueshme.

Biden mbetet ende ‘i pezulluar’. Presidenti i zgjedhur përsëri i ka kërkuar agjencisë federale të “njohë” fitoren e tij dhe “të lehtësojë një tranzicion të qetë” midis administratës në detyrë dhe asaj që do të marrë zyrtarisht detyrën në 20 Janar 2021.

“Një nga problemet që kemi tani – tha Biden, duke folur në një takim publik me punonjësit shëndetësorë – është se  administrata nuk ka njohur ende rezultatin e zgjedhjeve.

Sipas ligjit Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme ka fuqinë të njohë cili ka fituar, për t’i dhënë atij qasje në të gjitha dokumentet e nevojshme në posedim të qeverisë. Nuk kërkon që të ketë një fitues absolut, por një fitues të dukshëm.

Administratorja e agjencisë federale Emily Murphy, e zgjedhur nga Presidenti Donald Trump, ka refuzuar deri më tani të njohë Biden si fitues.

Disa anëtarë të ekipit të tranzicionit të presidentit të zgjedhur do të takohen së shpejti me komitetet e Kongresit për të marrë më shumë informacion rreth dosjeve kryesore, shkruan Bloomberg.

Takimi me komisionet parlamentare, siç zbuloi fillimisht Wall Street Journal, është një nga mënyrat që ekipi i tranzicionit po përdor për të shmangur pengesat e paraqitura nga administrata Trump.

Biden gjithsesi nuk harxhon kohë. Administrata e tij mund të ketë zëdhënësin e parë afro-amerikan në historinë e  Shtëpisë së Bardhë.

Edhe ekzistojnë dy emra: Karine Jean-Pierre, ish udhëheqësja e  stafit të fushatës Kamala Harris dhe Symone Sanders, një nga këshilltarët e fushatës së Biden.

Gjithashtu për postin e zëdhënësit është në konkurencë edhe Kate Bedingfield. Vendimi mund të merret javën në vazhdim.

Cilado qoftë zgjedhja, dëshira e Biden e shprehur disa herë është të zhvillojë  konferencën e përditshme tradicionale për shtyp që është lënë në harresë nga Donald Trump. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!