Presidenti amerikan Joe Biden tha se beson me vendosmëri se Joseph Aoun është lideri i duhur për Libanin dhe e uroi atë për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.
“Presidenti Aoun do të luajë një rol kritik udhëheqës, ndërsa Libani dhe Izraeli e zbatojnë plotësisht këtë ndërprerje të armiqësive, ndërsa qindra mijëra njerëz kthehen në shtëpi dhe Libani rimëkëmbet dhe rindërtohet”, tha presidenti në largim i SHBA në një deklaratë.
“Kam besim te presidenti Aoun. Besoj fuqishëm se ai është lideri i duhur për këtë kohë.”
Edhe presidenti francez Emmanuel Macron i uroi presidentit të sapozgjedhur të Libanit, gjeneralit Joseph Aoun, sukses në punën e tij dhe u dakordësua me të gjatë një bisede telefonike që “të vizitojë Libanin shumë shpejt”, njoftoi sot Elysee.
“Franca do të vazhdojë të qëndrojë pranë Libanit dhe popullit të tij”, theksoi Macron gjatë bisedës telefonike, duke kujtuar se Parisi tashmë ishte “mobilizuar fuqishëm” gjatë dy viteve të fundit për të nxjerrë Libanin nga “vakuumi institucional”.
Komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Libanit u zgjodh president nga parlamenti pas një hendeku prej më shumë se dy vitesh në presidencën e vendit, gjë që ka përkeqësuar krizën ekonomike dhe politike në të cilën është zhytur Libani./abcnews.al