Udhëheqësit perëndimorë vijojnë të mendojë se situata në Ukrainë është e rrezikshme, teksa një pushtim rus pritet të ndodhë nga momenti në moment.
Në një bisedë telefonike 40-minutëshe që patën Joe Biden dhe Boris Johnson, duke u përpjekur të ecin në rrugën e dialogut dhe diplomacisë, thanë se edhe tani nuk ka gjasa që të arrihet një marrëveshje.
Megjithatë, ata theksuan se dritarja për një zgjidhje diplomatike është ende e hapur, si dhe mundësia që Rusia të tërheqë kërcënimet ndaj Ukrainës.
Sipas një deklarate të Downing Street, Biden dhe Johnson ranë dakord se një pushtim ka të ngjarë të provokojë një krizë të zgjatur, me një ndikim si në Rusi ashtu edhe në botë.
Ata përsëritën gjithashtu nevojën që vendet evropiane të reduktojnë varësinë e tyre nga Rusia për energji.
Biden dhe Johnson u përqendruan gjithashtu në nevojën që fuqitë perëndimore të qëndrojnë të bashkuara përballë kërcënimeve ruse dhe iu referuan sanksioneve kundër Moskës në rast të një përshkallëzimi të mprehtë të krizës. g.v/abcnews.al