Biden dhe Harris, personalitetet e vitit nga TIME: Një ofendim për personelin shëndetësor

schedule11:24 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 11:24 - 14 Dhjetor, 2020

Nga Joe Concha, The Hill

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Biden, dhe zëvendësja e tij Harris janë zgjedhur njerëzit e vitit nga e përjavshmja Time, e cila për herë të parë ka vendosur bashkë në kopertinë një dyshe të tillë.

“Së bashku Biden dhe Harris ofruan rinovimin dhe restaurimin në një biletë të vetme. Dhe Amerika bleu atë që ata nxorën në shitje”

Por pse Time zgjodhi Biden dhe Harris? Sepse ishte gjëja më korrekte politikisht për t’u bërë dhe është ajo që lexuesit e Time dëshironin, duke injoruar kryesisht heronjtë e vërtetë të vitit 2020: punonjësit e kujdesit shëndetësor në vijën e parë të COVID-19.

Mijëra mjekë, infermierë, ndihmës mjekë, teknikë, administratorë, shoferë të ambulancës, zjarrfikës, deri tek sanitarët kanë vdekur që kur filloi pandemia e Covid. Por Time zgjodhi Biden dhe Harris.

Në vend të kësaj, Time i quajti punonjësit thelbësorë “Rojtarët e Vitit”, e cila është e ngjashme me marrjen e një medalje bronzi ose një trofe të vendit të tretë.

Dhe për të shtuar më tepër ndjenjën e lëndimit, revista nuk zgjodhi një mjek me një maskë P100 ose një infermiere që është përpjekur të mbajë gjallë një pacient me Covid në kopertinën e saj, por në vend të kësaj zgjodhi Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.

Fauci u bë një zë i besuar për disa por nuk e vuri veten në rrezik duke trajtuar pacientë.  Fytyra e tij në kopertinën e Time do të ndihmojë në shitjen e më shumë kopjeve.

Shpesh dëgjojmë për numrin e të viktimave nga COVID-19, 295,000 deri më tani në SHBA, por ajo që shpesh harrohet ose nuk raportohet janë hapat e jashtëzakonshëm që ka bërë komuniteti mjekësor duke shpëtuar jetë.

Në përgjithësi, shkalla e vdekshmërisë së COVID ka rënë ndjeshëm, sipas një analize të NYU Langone botuar në tetor. Pacientët ishin 25.6 përqind më të rrezikuar për të vdekur nga Covid në mars, ndërsa në gusht 7.6 përqind më të rrezikuar.

Për rreth dy dekada tani, Time ka qenë paragjykues në përzgjedhjen e personazheve të vitit. Ata që janë jashtë flluskës mediake me gjasë nuk e kuptojnë se cili është kriteri i Time,. Ja  përkufizimi zyrtar për revistën:

“Kriteri kryesor është personi ose personat që kanë ndikuar më shumë në jetën tonë, për mirë dhe  kanë mishëruar atë që ishte e rëndësishme për vitin.”

Ndonjëherë ajo zgjedhje është e lehtë, të tilla si kur presidenti Trump fitoi zgjedhjet 2016 dhe kur Barak Obama u bë presidenti i parë  me ngjyrë në 2008. Herë të tjera, zgjedhja është më e vështirë, siç u dëshmua në 2001.

Ky ishte, sigurisht, viti i sulmeve të 11 shtatorit. Sipas përkufizimit të tij, Osama Bin Laden duhet të ishte zgjedhja duke qenë se ai ishte prapa sulmeve që ndryshuan botën. Por, nga një këndvështrim i tjetër, Time pa dyshim e cilësoi çmenduri. Në vend të kësaj, ata zgjodhën si personazh të vitit  Rudy Giuliani.

Për këtë qëllim, mund të kishte edhe një arsye që presidenti Trump të ishte Personazh i Vitit 2020, i cili është absolutisht  personi që ndikoi më shumë në jetën e amerikanëve.

Ai është sigurisht një zgjedhje më e mirë se Biden dhe Harris.

Ky vit i takon punonjësve shëndetësorë në vijat e frontit dhe të gjithë punëtorëve thelbësorë duke filluar nga shoferët e autobusëve, pilotët te punëtorët e fabrikës së përpunimit të ushqimit dhe  punonjësve të dyqaneve ushqimore.

Ata kishin ndikimin më të madh mbrojtjen e vendit ndaj një rreziku kaq të madh sa pandemia. s.ba/abcnews.al