Joe Biden ka lëshuar gjithashtu një deklaratë në të cilën ai tha se është “i alarmuar” nga sulmi me armë zjarri ndaj kryeministrit sllovak, Robert Fico.
Presidenti amerikan tha se ai dhe gruaja e tij, Jill, po luten për shërimin e shpejtë të Ficos dhe se mendimet e tyre janë me familjen e kryeministrit sllovak dhe popullin e Sllovakisë.
“Ne e dënojmë këtë akt të tmerrshëm dhune. Ambasada jonë është në kontakt të ngushtë me qeverinë e Sllovakisë dhe e gatshme të ndihmojë.”, tha Biden./abcnews.al


