Presidenti i SHBA-së, Joe Biden nuk zhgënjen kurrë kur bëhet fjalë për gafat. Pas rrëzimit në shkallët e Air Force One, këtë herë Joe Biden shqiptoi gabim numrin tetë.
Duke folur në Maryland, presidenti amerikan iu referua taksës që miliarderët amerikanë duhet të paguajnë mesatarisht, e cila sipas tij është 8%. Megjithatë, kur donte të shkruante numrin (tetë), Joe Biden harroi shkronjën e fundit.
“Ne kemi 1 mijë miliarderë në SHBA. A e dini taksën mesatare që paguajnë? 8% EIGH” u dëgjua të thoshte Biden nga një mikrofon.
Mediat amerikane kujtuan me rastin e gabimit të 80-vjeçarit Biden, se në vitin 1992 nënkryetari i atëhershëm i SHBA-së, Dan Quayle kishte “korrigjuar” një 12-vjeçar për drejtshkrimin në anglisht, të fjalës “patate”, duke fshirë fjalën e saktë që ishte shkruar nga nxënësi dhe duke shkruar fjalën e gabuar në vend të saj.
/abcnews.al