Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, pas vendimit të Gjykatës së Lartë të SHBA-së që i dha Donald Trump dhe presidentëve të tjerë imunitet nga ndjekja penale, tha se vendimi minon sundimin e ligjit.
Vendimi i gjykatës e bën pothuajse të sigurt se Trump nuk do të përballet me gjyqin në Uashington përpara zgjedhjeve të nëntorit, në të cilat ai është kandidati presidencial republikan, për veprimet e tij gjatë trazirave të dhunshme të 6 janarit 2021, sipas Zërit të Amerikës.
“Askush nuk është mbi ligjin, madje as presidenti i Shteteve të Bashkuara”, tha Biden në Shtëpinë e Bardhë.
/abcnews.al