Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan Joe Biden ka anuluar udhëtimin e tij në Itali për shkak të zjarreve që kanë shkatërruar Los Anxhelesin.
”Presidenti Biden ka vendosur të anulojë vizitën për t’u fokusuar në ditët e ardhshme në menaxhimin e përgjigjes së përgjithshme federale ndaj emergjencës”, theksoi zëdhënësja Karine Jean-Pierre.
Një zjarr i shpejtë shpërtheu në Hollywood Hills dje në mbrëmje duke kërcënuar një nga pikat më ikonike të Los Anxhelesit, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të vënë nën kontroll tre zjarre të tjera të mëdha, që shkaktuan vdekjen e pesë personave dhe evakuan 130 000 të tjerë nga komunitetet e rrënuara nga Bregu i Paqësorit deri në Pasadenë.