Duke folur në fund të samitit dy-ditor të NATO-s në Vilnius të Lituanisë, presidenti amerikan Joe Biden ripohoi edhe njëherë mbështetjen e SHBA për Ukrainën.
“Nuk do të heqim dorë. Dua të them këtë. Përkushtimi ynë ndaj Ukrainës nuk do të dobësohet. Ne do të qëndrojmë për lirinë sot, nesër dhe për aq kohë sa të duhet,” tha ai.
“SHBA kanë ndërtuar një koalicion prej 50 kombesh për të siguruar që Ukraina të mbrohet, si tani dhe është në gjendje ta bëjë këtë edhe në të ardhmen,” shtoi ai.
Biden vuri në dukje se përkundër gati një viti e gjysmë lufte, Ukraina mbetet e lirë dhe e pavarur.
Ai gjithashtu theksoi se të gjithë duan që lufta të përfundojë me kushte të drejta, të cilat kundërshtojnë parimet bazë të Kartës së Kombeve të Bashkuara – sovranitetin dhe integritetin territorial./abcnews.al

