Agjencitë e specializuara për sigurinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë pësuar “dëme jashtëzakonisht të mëdha” gjatë administratës së Donald Trump.
Kështu ka deklaruar presidenti i zgjedhur Joe Biden i cili ka thënë se ekipi i tij nuk po mund të ketë qasje në informacionet për të cilat ka nevojë, përfshirë edhe ato nga Departamenti i Mbrojtjes, gjatë tranzicionit të pushtetit.
Biden dha deklaratën pas konferencës së këshilltarëve të tij për Siguri Kombëtare dhe Politikë të Jashtme.
Joe Biden pritet ta marrë presidencën më 20 janar të vitit të ardhshëm, por presidenti Donald Trump ka refuzuar që ta pranojë humbjen në zgjedhjet e nëntorit.
Për javë të tëra, që nga zgjedhjet e 3 nëntorit, Biden nuk u lejua që të ketë qasje në njoftimet kryesore të inteligjencës, një rutinë e rëndësishme dhe normale e një tranzicioni presidencial./abcnews.al