Biden: 100 milionë vaksina për SHBA-në në 100 ditët e para

schedule08:03 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 08:03 - 9 Dhjetor, 2020

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden ka premtuar 100 milionë vaksina Covid në 100 ditët e tij të para në detyrë. Ndër të tjera Biden ka theksuar se e di se muajt e parë të punës së tij në krye të shtetit nuk do i japë fund pandemisë, por premtoi se do të ndryshonte kursin e Covid-19.

100 ditët e mia të para nuk do t’i japin fund virusit COVID-19. Unë nuk mund ta premtoj këtë”, tha Biden, i cili do të marrë detyrën e Presidentit më 20 janar. “Do të duhet pak kohë për tejkalimin e pandemisë”, ka thënë Biden.

Duke prezantuar ekipin e tij shëndetësor, ai u bëri thirrje amerikanëve të mbajnë maska për 100 ditë. Ndërkohë një ditë më parë një raport hapi rrugën që një vaksinë Pfizer / BioNTech të miratohet dhe të përhapet për amerikanët.

Ndërkohë Presidenti aktual Donald Trump ndoqi një samit në Shtëpinë e Bardhë të programit të tij të vaksinimit Covid të quajtur Operation Warp Speed ​​dhe përshëndeti miratimin e pritur të vaksinave.

Sipas studimit të Universitetit Johns Hopkins, SHBA ka regjistruar nivelet më të larta globale të rasteve dhe viktimave, më shumë se 15 milion raste të infektimit dhe 285,000 vdekje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!