Bici, “mbretëresha” italiane/ “Ylli” i volejbollit “kuqezi” shkëlqen në Serie A, shënuesja e katërt më e mirë e ligës

schedule17:36 - 26 Dhjetor, 2024

schedule 17:36 - 26 Dhjetor, 2024

Nuk është se po habit njeri.

Erblira Bici e ka konfirmuar veten si një nga lojtaret më të mira të Serisë A italiane të volejbollit të femrave, ndërsa kjo që ndodhi këtë sezon ishte thjesht një përsëritje.

Ylli I kombëtares shqiptare të rrjetës ishte shënuesja e katërt më e mirë e elitës në Apenine.

Në 14 ndeshje për ekipin e saj, Megaboks Ond. Savio Valefolia, Bici realizoi plot 258 pikë.

Volejbollistja 29-vjeçare nuk është larg lojtares që mban vendin e tretë, Manual Aduolxhok me 271 pikë dhe vendit të dytë, Anet Nemeth me 293 pikë.

E vetmja që është vërtet e shkëputur është ylli kryesor I Serisë A, italo-rusja Jekaterina Andropova, që ka shënuar në fazën e parë të sezonit plot 346 pikë.

Kontributi I Bicit ka bërë që skuadra e tij nga qyteza Valefolia, të ketë numrin më të madh të pikëve të realizuar në kampionat, edhe pse ndodhet në vendin e 8-të, larg kampiones absolute Imoko Koneliano. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!