Bezhani: Po tentohet manipulimi i përzgjedhjes, Bello ka vepruar kundër ligjit!

schedule19:13 - 30 Korrik, 2020

schedule 19:13 - 30 Korrik, 2020

Presidenti i KOKSH, Viron Bezhani, ka folur për ABC Neës në lidhje me zgjedhjen e jashtëzakonshme të Asamblesë së Përgjithshme në KOKSH. Në fjalën e tij, Bezhani u shpreh: “Duke u mbështetur te neni 15 i statutit, njoftoj publikisht thirrjen e Asamblesë së Përgjithshme të Jashtëzakonshme të KOKSH, në datën 1 shtator 2020.

Dënoj çdo veprim, apo tentativë, për të manipuluar apo devijuar nga rezoluta e datës 9 shkurt 2020. Konstatoj se disa anëtarë të Komitetit Ekzekutiv, në bashkëpunim me Sekretarin e Përgjithshëm, zoti Stavri Bello, po tentojnë të manipulojnë procesin e përzgjedhjes së dy anëtarëve të Komisionit Teknik, për ndryshime statusore, të cilët u propozuan nga Asambleja e Komitetit Olimpik.

Në mënyrë krejtësisht të paligjshme, Sekretari i Përgjithshëm, ka njoftuar nga adresa zyrtare e Komiteti Olimpik, me një e-mail në të cilin nuk ka asnjë dakordësi. Organi i Akuzës po merret me këtë, kam ditë që shkoj me materiale nga më të ndryshmet dhe me sa kam kuptuar, çdo gjë do të shkojë në vendin e vet”, përfundoi Bezhani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!