Benzema është një nga favoritët për të fituar Topin e Artë që do të jepet më 29 nëntor. Sulmuesi i Real Madrid shënoi një gol ndaj Finlandës pas një kombinimi me Mbappé dhe pas ndeshjes u pyet për Topin e Artë.
“Topi i Artë? Epo, do të shohim, shpresoj se po“, tha Benzema duke iu afruar Platinit në renditjen e shënimeve për kombëtaren. Lojtari i Real Madridit ka 36 gola ndaj Platinit 41.
Benzema tashmë e ka shumë të qartë se për vitin e ardhshëm synimi i tij i madh nuk është tjetër veçse të fitojë Kupën e Botës. “Jam i lumtur që fitoj, marr pjesë dhe shënoj në ndeshje. Jam shumë i lumtur dhe shpresoj që kjo të vazhdojë. Në çdo rast, duke pasur parasysh ekipin që kemi, Kupa e Botës duhet të jetë ndër objektivat tona, të përgatitemi mirë për të provuar, për të arritur objektivat, që është Kupa e Botës, sigurisht”, tha ai. r.t/abcnews.al