Betohet Kryeministri i ri i Greqisë

schedule13:00 - 8 Korrik, 2019

schedule 13:00 - 8 Korrik, 2019

Kreu i “Demokracisë së Re”, Qiriakos Micotaqis është betuar si Kryeministri i ri i Greqisë pas fitores në zgjedhjet e parakohshme të së dielës. Ai u betua në presidencë mbi biblën e më pas u drejtua në zyrën e kryeministrit në largim Aleksis Tsipras, i cili i dorëzoi detyrën. Ndërsa përbërja e qeverisë do të bëhet publike mbrëmjen e sotme. Kurse nesër kabineti i ri qeveritar pritet të bëjë betimin.

Demokracia e Re fitoi bindshëm zgjedhjet ne Greqi, duke u rikthyer në pushtet pas 4 vitesh. Partia konservatore e drejtuar nga Qiriakos Mitsotaqis, sipas të dhënave të Komisionit të Zgjedhjeve, mund të ketë siguruar 158 vende në Parlamentin me 300 vende të Athinës, duke pasur kështu mundësi të krijojnë të vetëm qeverinë.

SYRIZA e Tsiprasit ka marrë 86 vende, ndërsa PASOK 22 vende. Në parlament pritet që të hyjnë dhe disa forca të tjera si komunistët apo Zgjidhja Greke e ish-ministrit Janis Varoufakis, ish-krahu i djathtë i Aleksis Tsipras. Ndërsa neonazistët e Agimit të Artë nuk do të jenë më në Parlament, pasi nuk kanë arritur të sigurojnë asnjë vend.

Zgjedhjet e parakohshme në Greqi u thirrën me kërkesë të Kryeministrit Tsipras, pas humbjes së thellë që pësoi partia e tij SYRIZA në zgjedhjet lokale dhe ato europarlamentare të Majit në Greqi./ABC News Albania 24/7