Betohen në Kuvend, dy gra marrin mandatin e Bashkim Finos dhe Tom Doshit

schedule10:14 - 27 Maj, 2021

schedule 10:14 - 27 Maj, 2021

Në seancën e sotme të Kuvendit kanë bërë betimin dy deputetet e reja. Bëhet fjalë për Gentiana Cakranin, e cila zëvendëson në këtë legjislaturë Bashkim Finon, pasi deputeti socialist u nda nga jeta pak javë më parë.

Gjithashtu betimin e ka bërë edhe deputetja Jetmira Rraboshta, e cila zëvendëson Tom Doshin pas dorëheqjes së këtij të fundit.

Vendimi është dhënë më herët nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku nga verifikimi i të dhënave kanë rezultuar pa dënim penal. Siç e parashikon ligji në rast të ndërprerjes, mandatin e merr pasuesi në listë. g.v/abcnews.al