Betimi në Kuvendin e Kosovës e deputetëve serbë, Nazarko: Tregon njohje të kushtetutës të Kosovës

schedule13:49 - 17 Nëntor, 2022

schedule 13:49 - 17 Nëntor, 2022

Marrja e mandateve nga 10 deputetë të rinj të Listës Serbe është komentuar nga analisti i njohur Mentor Nazarko në studion e ABC Live si një njohje e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Kosovës nga anëtarët e komunitetit serb atje. I pyetur nga gazetarja Sibora Bitri në lidhje me këtë ngjarje e cila erdhi pas dorëheqjes masive nga institucionet e Kosovës të serbëve, Nazarko u përgjigj që ‘fakti qe këta 10 deputetë janë votuar, është një shenjë e mirë e faktit që minoriteti serb e kupton ligjshmërinë e qeverisë apo kushtetutshmërinë e Kosovës dhe e paragrafi 4 të nenit 71 të Kushtetutës së Kosovës. Është një lojë që kërkon të tregojë që tërheqja e minoritetit serb nga kryesimi i komunave kryesisht të veriut, nga pushteti gjyqësor dhe policia, është një veprim autonom i vetë përfaqësuesve të këtij minoriteti. Serbia zyrtare kërkon të tregojë që nuk është veprim i karakterit kategorik’.

Analisti Mentor Nazarko e komentoi veprimin e Listës Serbe si një veprim konstruktiv, si dhe presidenti serb Vuçiç kërkon të tregojë që nuk është i përfshirë në vendimin e Listës Serbe për tu tërhequr nga institucionet e Kosovës si dhe së treti, kërkon ti bllokojë radhën partive të tjera, të opozitës serbe.

Nga ana tjetër, sipas Nazarkos, vendimi i presidentes për shpalljen e zgjedhjeve të pjeseshme tregon që është i pakonsultuar me këta anëtarë të komunitetit serb. Ata po i refuzojnë institucionet, por i bie që nuk është konsultuar, kështu që gjithësesi le të merremi me atë që është pozitive. Shmanget frika që veprimi serb është radikal.

Për Nazarkon, veprimi është komentuar nga analistë të tjerë edhe si një veprim i nxitur për arsye financiare, duke qenë se deputetët serbë marrin 2 paga, dhe rroga që marrin nga Kosova qenka më e madhe se ajo që marrin nga Serbia. Gjithësesi, për deputetët e Listës Serbe bojkotimi do të vazhdojë, të paktën për 6 muaj, duke respektuar institucionet serbe.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!