“Betimi i jetës sime”, Presidenti Meta e nis ditën me një mesazh: Edhe pak ditë, për kombin dhe Shqipërinë

schedule08:20 - 26 Shkurt, 2020

schedule 08:20 - 26 Shkurt, 2020

Presidenti Ilir Meta në rrjetin social “Facebook” ka publikuar një video duke kujtuar 24 korrikun e 2017, kur u betua në Kuvend si President i Shqipërisë dhe kur mori detyrën.

Në një videon e  publikuar Meta ka nxjerrë vetëm fragmentin kur thotë ”Betohem”, si dhe shkruan ‘Betimi i jetës sime”.

Po ashtu më poshtë ai thotë Për Kushtetutën, për kombin, për Shqipërinë, për Republikën. Edhe pak ditë ndajnë nga manifestimi që ai do të organizojë më dy mars në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit” pas përplasjeve të vazhdueshme Presidencë- mazhorancë, herën e fundit për betimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!