Balenat vrasëse të njohur ndryshe si orkat, janë kthyer sëfundmi në tmerrin e oqeaneve, aq sa po detyrojnë të largohen nga territori i tyre edhe peshkaqenët, një tjetër lloj përbindëshi vrasës dhe gjakftohtë i ujërave të kripura.
Sëfundmi shkencëtarët kanë arritur të filmojnë momentin kur një grup orkash shqyejnë një peshkaqen të bardhë, ndërkohë që uji përreth përgjaket i gjithi.
Ndërsa po filmonin për Javën e Peshkaqenëve në Afrikën e Jugut, një kamerë droni kapi momentin e dhunshëm që një tufë orkash sulmoi një të bardhë të madhe, raportoi Daily Beast.
Fotot tregojnë një balenë vrasëse gjigante që këput mëlçinë e peshkaqenit, duke shpërthyer gjak në ujërat e oqeanit, ndërsa dy orka të tjera kërcënuese qarkojnë skenën.
Disa shkencëtarë besojnë se peshkaqenët mund të jenë duke ikur nga grupet e orkave që po gjuajnë rishtazi kafshët.
/Abcnews.al/