Beteja për Vjosën, si u lanë jashtë zonës së mbrojtur Kalivaçi dhe Poçemi

schedule17:38 - 28 Korrik, 2021

schedule 17:38 - 28 Korrik, 2021

Prej me shumë se 20 vitesh shkencëtarë shqiptare dhe të huaj janë të angazhuar për të shpëtuar lumin e fundit të egër në Europën Qendrore, Vjosë. Nismës i janë bashkuar edhe figura të njohura botërore si aktori Leonardo Dicaprio. Në rrjedhën e këtij lumi dhe degët e tij  qëndruan më shumë se javë 30 shkencëtar nga Austria, Gjermania dhe Italia me qëllim studimin.

Të gjithë kërkojnë që Vjosa të shpallet park kombëtar, e cila do të ishte një garanci më tepër për të ndalur ndërtimin e 45 hidrocentraleve në të gjithë lumin. Shoqatat dhe qytetarë të zonave të Kalivaçit dhe Poçemit fituan betejën e parë për të ndaluar ndërtimin e dy hidrocentraleve. Ndërsa lufta do të zhvillohen në gjykatën e administrative të apelit ku kompania kërkon lejimin për të vazhduar punimet.

………………………………..

Në  28 dhjetor 2020, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), miratoi kufijtë e rinj të zonave të mbrojtura.

Mbledhja e KKT-s e drejtuar nga kryeministri Rama, u mbajt larg vëmendjes së mediave.  Sipas vendimit të asaj mbledhje, shtrati i Vjosës mbi të cilin janë dhënë leje për ndërtimin e HEC-ve të Poçemit dhe të Kalivaçit, mbetet jashtë kufijve të zonave të mbrojtura. Por a do ta shpëtonte Vjosën, shpallja me ligj park kombëtar?! Olsi Nika nga organizata Eko Albania na shpjegon se ky status do të ishte një garanci më tepër për ta ruajtur Vjosën të paprekur nga digat.

“Lugina e Valbonës ishte shpallur park kombëtar, kur qeveria Berisha dha lejen konçesionare për ndërtimin e HEC-ve mbi Valbonë. Kjo tregon se nuk është garanci as për Vjosën. Sepse qeveritë shkelin vazhdimisht mbi vendimet e tyre kur është fjala për interesa të tilla si ato të ndërtimit të HEC-ve në luginat ndër më të bukurat e Shqipërisë, si Valbona dhe Vjosa”.

“Mos ma prek Valbonën” ishte kauza që mblodhi bashkë shumë faktor, organizata e individë shqiptarë e ndërkombëtar, të angazhuar në mbrojtje të mjedisit. Por ata e humbën betejën me qeverinë dhe HEC-et mbi Valbonë vizatuan shëmtuar një hartë të re të luginës.

Është radha e Vjosës. Ka më shumë shpresë për të fituar sepse beteja për Vjosën i ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë. Sepse ka një angazhim të shtuar ndërkombëtar. Vjosa është tashmë kauzë e qindra profesorëve të universiteteve më të rëndësishme nëpër botë; është kauzë e personaliteteve shumë të rëndësishme ndërkombëtare të botës së artit; është shumë organizatave shqiptare e ndërkombëtare për ruajtjen e mjedisit; është kauzë e banorëve të luginës së Vjosës; që kanë jetuar brez pas brezi në shekuj, brigjeve të atij lumi./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!