Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Beteja në fabrikën e çelikut të Mariupolit, si po mbrohen ukrainasit me taktika guerile

schedule21:05 - 17 Prill, 2022

schedule 21:05 - 17 Prill, 2022

Trupat ukrainase që mbrojnë fabrikën e madhe të çelikut Azovstal në Mariupol mund të qëndrojnë për një kohë të gjatë me taktika guerile, duke përdorur bunkerët dhe tunelet e saj bërthamore, thotë një ekspert ushtarak.

Justin Crump i konsulencës së sigurisë Sibylline i tha BBC :”Ata janë vërtet të përgatitur mirë për mbrojtje, pasi kishin më shumë se 50 ditë kohë për të fortifikuar vendin dhe për të ndërtuar rrugë shpëtimi”.

Ai vlerëson se rreth 800 luftëtarë po mbrojnë fabrikën, të udhëhequr nga Batalioni i ekstremit të djathtë Azov, një grup i cilësuar nga Rusia si “neo-nazistë”.

Lexo edhe: Kryeministri ukrainas: Mariupoli s’ka rënë, ne nuk dorëzohemi

“Ushtarët atje nuk duan të kapen, nuk mendoj se do të dorëzohen. Dhe Rusia nuk dëshiron të hyjë dhe ta pastrojë atë metër për metër, nën tokë, kjo është e tmerrshme,” tha ai.

Ukraina ka arritur të rifurnizojë forcat e saj të rrethuara në Mariupol në misione shumë të rrezikshme gjatë natës, shtoi ai.

“Fabrika e çelikut është një vend kryesor industrial dhe, nëse Rusia e merr kontrollin e saj, ndoshta kinezët do t’i rikthejnë ato në funksion, pasi ata duan çelikun”, tha Crump. Por do të duhen vite për të rindërtuar Mariupolin e shkatërruar, shtoi ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!