Mariano Diaz rezutoi pozitiv me koronavirus në datë 20 korrik. Sulmuesi i Real Madrid, autor i vetëm një goli këtë sezon, nisi menjëherë karantinën në shtëpinë e tij.
27-vjeçari nga Republika Dominikane, i është nënshtruar testit të radhës dhe përgjigja ka qenë sërish e hidhur. Virusi nuk është larguar dhe Mariano Diaz ka qëlluar përsëri pozitiv.
Lojtari i kampionëve të Spanjës do i nënshtrohet nesër një tjetër testi dhe shpreson që të dalë negativ më në fund. Për fat të mirë, familjarët e tij kanë qëlluar të gjithë negative në kontrollet e kryera. /abcnews.al

