Beteja me Hungarinë sonte, FSHF prek në “plagë” me Brojën

schedule12:54 - 9 Tetor, 2021

schedule 12:54 - 9 Tetor, 2021

Shqipëria përballet sonte me Hungarinë në Puscas Arena dhe objektivi janë tre pikët, që do i jepnin kombëtares sonë shumë shanse për të provuar të shkojë në Katar 2022 përmes fazës play-off.

Në prag të ndeshjes së sotme FSHF i ka prekur në “plagë” rivalët hungarezë, përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale.

Në Twitter qeveria e futbollit në vend reklamon golin e Armando Brojës, që i shënoi Hungarisë në Elbasan dhe kishte vlerën e tre pikëve për Shqipërinë. Një paralajmërim? / abcnews.al hu

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!