Beteja kundër kancerit të gjirit është një nga më të rëndësishme dhe kohët e fundit zhvillohen shumë fushata sensibilizuese, madje tetori konsiderohet si muaji rozë. Sot, në Ditën Kombëtare të Depistimit për Kancerin e Gjirit, edhe FSHF ka menduar të organizojë një aktivitet sensibilizues.
Këtë e bën në bashkëpunim me dy klube të Superiore, Tiranën e Partizanin. Dy ekipet e femrave, të krijuara këto dy muaj, do të përballen mes tyre në derbin e parë të kryeqytetit.
“Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Klubin e Futbollit Tirana dhe Klubin e Futbollit Partizani organizojnë derbin e parë të futbollit të femrave, Tirana-Partizani.
Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të Ditës Kombëtare të Depistimit për Kancerin e Gjirit. Ndeshja do të zhvillohet sot në fushën e kompleksit Fari, ora 14:30. Ju mirëpresim”, njofton FSHF, përmes zyrës së shtypit. /abcnews.al