Tyson Fury po tenton të realizojë një përballje në shtator me Anthony Joshuan, teksa ai kërkon të zhvillojë ndeshjen më të madhe në boksin britanik në Wembley.
Kampioni 34-vjeçar po kërkon një shumë të majme parash që të ngjitet në ring, dhe këtë mund ta bëjë ndaj Joshua. Dhe tani promovuesit e tij Queensberry kanë kontaktuar edhe një herë me kampion e Joshuas për të parë nëse ai dëshiron të realizojë një përballje britanike.
Dyshja nuk arritën të sigurojnë një luftë në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa Fury është tërhequr edhe nga lufta me Oleksandr Usyk për titullin e kampionit të unifikuar.
Tyson shkroi: “Disa ditë më parë i dërgova një draft kontratë Anthony Joshuas për një luftë në shtator në Wembley.
“Është një luftë që të gjithë duan ta shohin, duke përfshirë edhe mua. Eja AJ, le t’i japim botës atë që duan të shohin. Këtë herë nuk do të bëj një milion video dhe nuk do të vazhdoj të ushtrojë presion, topi tani është në fushën tuaj”.
Pritet tani përgjigja e Joshuas nëse dëshiron të rikthehet në majat e boksit, pasi ka shansin të fitojë titullin WBC dhe më pas të shkojë për ish-titujt e tij që i posedon aktualisht ukrainasi./ h.ll/abcnews.al